20 Jan PROTESTË: “Të rrezikuara janë jetët tona, dhe jo martesa juaj”
Të enjten, më datë 22.01.2015, me fillim në ora 10:00 pasdite, Rrjeti Nacional Kundër Homofobisë dhe Transfobisë(RRNHT) do të organizojë protestë para hapsirave të Prokurorisë Themelore Publike në Shkup.
Qëllimi i protestës është që të drejtohet vëmendja e publikut drejt problemeve të vërteta me të cilat ballafaqohen qytetarët/ret në Republikën e Maqedonisë, e kjo është qasja jo e barabartë drejt drejtsisë, veçanërisht për njerëzit me orientim të ndryshëm seksual dhe identitet gjinor. Përderisa më 20.01.2015, Kuvendi do të diskutojë mbi paketën e amandamenteve kushtetuese ndërmjet të cilave dhe për përkufizimin përjashtues për martesën (amandamenti XXXIII), RRNHT do të theksojë problemet reale si dhuna dhe diskriminimi mbi komunitetin LGBTI dhe ende më tepër heshtjen e institucioneve. Qeveria në vend që të ndermarr aktivitete drejt parandalimit të dhunës dhe diskriminimit homofobik dhe transfobik, si dhe ndër të tjerash është obliguar në një sërë instrumente ndërkombtare, me amandamentin kushtetues XXXIII plotsueshëm e inkurajonë dhe e miraton diskriminimin kundër komunitetit LGBTI.
RRNHT hapur e pyet Qeverin dhe Kuvendin: kush është këtu nën kërcënim? Nëse është martesa si institucion i cili është i garantuar me ligje dhe akte ndërligjore ose janë njerëzit LGBTI të cilët çdo ditë jetonë me frigë permanente prej dhunës dhe në kushte të mosndëshkimit të dhunuesve? Nësë eshtë martesa ajo që është e margjinalizuar, e cila si institucion është e mbrojtur jo në një, po në dy ligje (Ligji për familje dhe Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi) ose të margjinalizuar janë njerëzit LGBTI të cilët praktikisht nuk egzistojnë para ligjeve?
Në Shpjegimin e saj, Qeveria e RM si propozues të ndryshimeve Kushtetuese a e shpjegon nevojën nga Amandamenti XXXIII përmes asaj se martesa si bashkësi është e ballafaquar me sfidat të “kohës bashkohore” dhe me tentatitvat për redefinimin e saj, deinstitucionalizimin dhe margjinalizimin gradual të saj. RRNHT pyet: në bazë të çfar Qeveria pretendon se martesa është e kërcënuar?
Në hipokrizin e vet, Qeveria “fiton” ta tregojë arsyen e vërtet për përkufizimin kushtetues të martesës, e kjo është demonizimi i komunitetit LGBTI, justifikim dhe inkurajim i homofobisë dhe ndërtim i shoqërisë në të cilën LGBTI personat nuk do mund t’i realizojnë të drejta e tyre themelore njerzore.
Kaluan më shumë se dy vite nga sulmi i parë mbi LGBTI qendrën për mbështetje, ndërsa sulmuesit nuk janë gjetur akoma. Nuk janë gjetur as sulmuesit e një sërë të sulmeve të tjera mbi Qendrën për mbështetje të LGBTI dhe të aktivistëve , as që janë gjetur sulmuesit e kafes “Damar”. Për asnjë nga këto raste, as për rastet e gjuhës së urrejtjes homofobike Prokuroria Publike nuk ka ndërmar masat adekuate.
Margjinalizimi dhe deinstitucionalizimi i martesës është joreale, ndërsa dhuna ndaj personave LGBTI është më shumë se reale!